Një revistë kushtuar Fan Nolit/ Muzeu Historik Kombëtar sjell studime e fakte të reja për figurën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një revistë kushtuar Fan Nolit/ Muzeu Historik Kombëtar sjell studime e fakte të reja për figurën e tij

E kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, revista shkencore me studime muzeologjike është risjellë nga Muzeu Historik Kombëtar. Ky botim i kushtohet politikanit, diplomatit e shkrimtarit Fan Noli.

 

Ai vjen për herë të parë me fakte të pazbuluara më herët, që nga marrëdhëniet e tij me mbretin Zog e deri te shkrimet letrare.

 

Advertisement

DORIAN KOÇI

 

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR

 

Advertisement

“Janë marrëdhëniet e Fan Nolit me mbretit Ahmet Zogu, janë marrëdhëniet me regjimin diktatorial në Shqipëri janë marrëdhëniet e tij me ringritjen e kishës ortodokse autoqefale apo sic është kontributi i tij shumë i madh  në letërsinë shqipe dhe përkthimin. Duke e barasvlerësuar dhe duke e studiuar atë në ët gjitha hapësirat e mendimit evropian të kohës në vitet 20-50”

 

Qëllimi kryesor i revistës shkencore është stimulimi i debateve rreth vlerave dhe kontributeve të Fan Nolit në shoqërinë shqiptare.

 

Advertisement

DORIAN KOÇI

 

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR

 

Advertisement

“ Kemi dashur të rrekim dhe të japim një figurë të përplotësuar të Fan Nolit në mënyrë që shqiptarët të kenë nj monografi të plotë nëse mund ta quajmë të tillë të kontributit të tij në historinë shqiptare. Figurat dhe personalitetet që kanë shkruan në këtë numër special janë figura shumë të rëndësishme duke filluar nga profesor doktor Paskal Milo, Hamit Kaba, Fatos Tarifa etj.”

 

Revista shkencore është botuar në kuadër të 140-vjetorit të lindjes së Nolit dhe do të jetë në dorë të studiuesve, por dhe studentëve në Bibliotekën Kombëtare, në Muzeun Historik dhe së shpejti edhe në libraritë e qytetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy