
Vetëm 30 kilometra nga qyteti i Burrelit në kufi me Dibrën, ndodhet një ndër kalatë më të rëndësishme të historisë së Matit.
Për Përgjegjësen e Sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike në Bashkinë Mat, Suzana Kurti, kjo kala ka vlera të veçanta, pasi shërbeu edhe si rezidenca kryesore e Kastriotëve.
SUZANA KURTI
PËRGJEGJËSE E SEKTORIT TË TURIZMITDHE TRASHËGIMISË HISTORIKE
“Kemi zbuluar një fakt interesant që lidhet me qytezën e Stelushit e cila daton që në mesjetë e në emërtime të tjera ilire vjen me emrin qyteza e Varoshit. Mbart një histori shumë të pasur e ciula duhet të bëhet e ditur dhe të ruhet në origjinalitetin e saj.”
Advertisement
Për arkeologun Ols Lafe, ky objekt historik duhet të kthehet patjetër në funksion të turizmit.
OLS LAFE
AdvertisementARKEOLOG
“Ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik për rrethin e Matit dhe padiskutim duhet të kthehet një një destinacion të rëndësishëm . Rruga që të sjell këtu është e asfaltuar ndërsa vetëm pak metra do të dueht të ecësh në kalldrëmin e trashëguar që nga mesjeta. ”
Ndërsa Arkeologu i Universitetit të Amsterdamit në Hollandë, Gert-Jan Burgers, tha se ky objekt historik duhet të ruhet kështu siç është.
GERT-JAN BURGERS
ARKEOLOG
Advertisement
“Në këtë hapësirë është shtrirë një qytet i madh. Nga ana turistike, ndonëse rruga ka nevojë të rregullohet më mirë, nuk duhet të ketë shumë ndryshime që prekin identitetin histroik.”.
Sakaq grupi i punës për të hartuar guidën turistike të Matit, është në proces.
FLORINA PAZARI
PEDAGODE
Advertisement“Ne po koordinojmë punën për të harmonizuar projektin e guidës turistike dhe shpresojmë që brenda vitit të ardhshëm pritet të jetë në funksion guida e digjitalizuar turistike.”
Në rrethin e Matit ndodhen disa kala që janë ndërtuar në periudha të ndryshme të historisë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre etiketohen si kalatë e Gjergj Kastriot Skënderbeut.