Koncert pianistik në Berat, aktiviteti në kuadër të projektit “Fqinjët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koncert pianistik në Berat, aktiviteti në kuadër të projektit “Fqinjët”

Berati u kthye në një vatër kulturore ku Qendra ABC Tirana Club organizoi tri aktivitete, në kuadër të projektit “Fqinjët”.

Një ndër to ishte dhe koncerti pianistik, i cili bëri bashkë të rinj nga rajoni dhe Shqipëria, duke përzgjedhur pjesë nga kompozitorët më të njohur, si një përpjekje për shkëmbimin kulturor. vendi ynë u përfaqësua në këtë edicion të pestë nga pianistja Ami Muka.

Për Drejtuesin e ABC Tirana Club, Johan Muka, qëllimi i këtyre organizimeve është krijimi i stacioneve dinamike kulturore, mbi të gjitha mes të rinjve. Projekti dhe synon edukimin kulturor, duke kombinuar harmoninë e tingujve me mesazhet për aspekte të rëndësishme të zhvillimit në shoqëritë tona, për të forcuar urat e komunikimit.

Po ashtu në Qendrën Rinore të Beratit u zhvillua ëorkshopi titulluar “Arti, teknologjia dhe refuzimi i gjuhës së urrejtjes”,  si dhe një ekspozitë me temë “Jo gjuhës së urrejtjes – Pro tolerancës dhe mirëkuptimit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy