Krijimtaria letrare për të rinj/ 11 autorë në garë, jepet çmimi për fituesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krijimtaria letrare për të rinj/ 11 autorë në garë, jepet çmimi për fituesin

Autorët e rinj që shkruajnë vepra në gjuhën shqipe, ndonëse janë të paktë, nuk rreshtin së sjelli krijimtarinë e tyre si kontribut për letërsinë.

 

Alban Tufa është njëri prej 11 pjesëmarrëseve në konkursin e Fondit për Krijimtarinë Letrare, i cili këto nisma i sheh si një mbështetje për një krijimtari akoma më cilësore.

 

Advertisement

ALBAN TUFA

 

AUTOR

 

Advertisement

“Unë  kam parë në këtë formë që nëse unë vij këtu dhe fitoj të paktën do të më lexohet poezia. S’është aspak e mjaftueshëm, nuk janë aspak të mjaftueshëm dhe nëse më pyesni unë ju përgjigjem se asnjëherë s’është  mjaftueshëm. Këtu mund të mos dal më i miri po së paku këtu nuk do dalin ata që janë më të dobëtit.”

 

Risi e këtij viti ishte dhe pjesëmarrja e autorëve nga Kosova.

 

Advertisement

ANDRIN KABASHI

 

AUTOR

 

Advertisement

“Në Kosovë fatkeqësisht nuk ka ndonjë lloj çmimi ose mbështetje si këto që bën QKLL këtu në Tiranë dhe kjo është mënyra më  mirë që autorët shqiptarë të promovojnë letërsinë  tyre shqip këtu.”

 

Ky çmim shërben dhe si një urë lidhëse mes krijuesve dhe shtëpive botuese, të cilat sjellin në dorën e lexuesit dorëshkrimet e fituesve.

 

Advertisement

IRNA TOCI

 

BOTUS

 

Advertisement

“Patjetër që ata kanë një këndvështrim tjetër nga brezat  e tjerë që ne botojmë. Qëndrueshmëria është një tjetër tipar thelbësor në karrierë në fushën që ai ateron. Megjithatë ekzistojnë filtra të tillë të kritikë letrarë apo vetë botuesit që i veçojnë apo nuk i veçojnë veprat e mira.”

 

Ky fond është kthyer në një traditë të përvitshme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe nxit e mbështet financiarisht procesin krijues të të rinjve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy