Kujtohet shkrimtari i fëmijëve, vlerësohet figura e Odhise Grillos në 90-vjetorin e lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujtohet shkrimtari i fëmijëve, vlerësohet figura e Odhise Grillos në 90-vjetorin e lindjes

Odhise Grillo, një ndër përfaqësuesit kryesorë të letërsisë shqipe për fëmijë është përkujtuar sot nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në kuadër të 90-vjetorit të lindjes.

 

Shkrimtari solli një  risi në letërsi, e pasuroi atë me përvoja, elemente e forma të reja artistike dhe kontribuoi edhe në fusha të tjera si teatri e përkthimi.

 

Advertisement

Odhise Grillo iu përkushtua gjatë gjithë jetës letrave shqipe, me pasionin dhe aftësitë krijuese që zotëronte.

 

DIANA ÇULI

SHKRIMTARE

Advertisement

“Ai ishte një njeri shumë i dashur, modest siç janë të gjithë njerëzit e mëdhenj, i drejtpërdrejtë dhe kishte një takent të natyrshëm. Kjo është gjëja më e madhe për një autor që veprat e tij të mbesin dhe të vazhdon të jetojë dhe në breza të tjerë pas tij.”

 

Në takim morën pjesë shkrimtarë, studiues dhe botues, të cilët risollën  figurën e Grillos, nëpërmjet kujtimeve dhe vlerësimeve për letërsinë e tij.

 

Advertisement

XHAVID BUSHATI

SHKRIMTAR

“Odhise Grillon si shkrimtar e njoha që në fëmijëri, kështu që fëmijëria ime pati privilegjin të ishte edhe më e bukur pasi e shoqëronte zëri i shkrimtarit të madh nga Vunoi. Odhisea mbetet miku im mësuesi shkrimtar.”

 

Advertisement

IRENA TOÇI

BOTUESE

“Odhise Grillo është një nga kolosët e letërsisë shqipe themi për fëmijë por në fakt ai ishte njohës i mirë i letërisë në përgjithësi. I dedikuar për letësinë për fëmijë. Me një dashuri të paparë për këtë lloj letërsië dhe për edukimin e brezit të ri.”

 

Advertisement

Autori i mbi 120 librave për fëmije në prozë, poezi, studime kritike e të tjerë, gjatë jetës së tij artistike ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy