Lea Ypi fiton çmimin “Lume Skëndo”/ “Të lirë”, shpallet libri më i mirë studimor dhe publicistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lea Ypi fiton çmimin “Lume Skëndo”/ “Të lirë”, shpallet libri më i mirë studimor dhe publicistik

Vepra “Të lirët” e shkrimtares Lea Ypi është fituese e çmimit “Lumo Skendo” për vitin 2021, si libri më i mirë studimor/publicistik,  i dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

 

Motivacionet i këtij çmimi ishin shprehja e një realiteti të pandryshueshëm , artistik e filozofik të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe ardhjes së demokracisë në Shqipëri.

 

Advertisement

URAN BUTKA

KRYETAR I JURISE

“Juria ka pasur në fokus të vlerësimit vetëm librin. Përpjekjen njerëzore për të mos e humbur lirinë e brendshme apo për të bërë përpara në çdo sistem apo rrethanë. përfundimisht vlerësimi i jurisë me motivacionin “Lumo Skëndo” dhe i jepet veprës “Të lirët”.”

 

Advertisement

Përmes këtij libri autobiografik autorja sjell ndryshimin e jetës së një vajze të vogël, nga fillimi i viteve 1980 e deri në vitin 1997, e cila përballet me tranzicionin politik të një shoqërie dhe shteti si Shqipëria , dhe përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm.

 

LEA YPI

SHKRIMTARE

Advertisement

“Libri ka ardhur në Shqipëri jo pa hezitim nga ana ime dhe është pritur jo pa polemika nga publiku shqiptar. në fakt publiku shqiptar ka qenë i vetmi publik i cili e ka pritur me polemika këtë libër.”

 

Krahas saj, kandidatë për çmimin ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toçi me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy