Tjetër triumf për artisten shqiptare/ Fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër triumf për artisten shqiptare/ Fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Sonte mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.

 

 

E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte. Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Advertisement

 

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun. Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, ndërsa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.

 

 

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRITs (@brits)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy