Lekë Tasi, piktori që feston një shekull jetë: Shenjat e internimit në Grabjan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lekë Tasi, piktori që feston një shekull jetë: Shenjat e internimit në Grabjan

Një jetë mes artit, vuajtjeve dhe internimit. Pak ditë më parë Lekë Tasi festoi 95-vjetorin. Ai u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjës. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”.

Ndërsa sot, vjen në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti për të rrëfyer më shumë rreth jetës dhe vuajtjeve që i është dashur të kalojë.

Lekë Tasi: Periudhën e vuajtjes, persekutimit, e kam cilësuar një periudhë 30-vjeçare me gjysmë ndriçim, ku duhet të mbijetosh në hije. Nuk kam realizuar atë që doja. Këto 10 vitet e fundit unë jam njohur si piktor. Por çdo piktor si unë duhet të ishte njohur më herët, duhet të shpërthente. Kisha pengesa, unë jam munduar të përdor mjete indirekte që të ekspozoja.

Elita artistike kishte mbeturia të frikës dhe ambicies, të konkurrencës së pashëndetshme. Nuk dominonte entuziazmi. Unë kam shkuar në studiot e piktorëve, nuk më ka ardhur asnjë. Unë e shihja me shpresë dhe shpresa u zhgënjye.

Advertisement

Kam botuar 7-8 libra, por askush nuk e di, përveç librit “Grabjani rrëzë kodrave”. Të tjerat nuk i njeh kush. Mbiemri ynë nuk figuron në histori.

-A ka kujtime të bukura libri?

Lekë Tasi: Ka kujtime të bukura. Na lindën fëmijët dhe kur janë fëmijë të vegjël është një kënaqësi e veçantë. Përpiqem t’i kujtoj me nostalgji dhe ia kujtoj edhe fëmijëve që mos e harrojnë. Si çdo fëmijë, ata e kanë kujtimin naiv, të kthjellët, por tani i ka përfshirë jeta e të rriturit dhe problemet që kanë.

-Si lindi ideja për atë libër?

Advertisement

Lekë Tasi: Ishte e nevojshme të regjistrohej ajo periudhë, jo vetëm thjesht si një kronikë, por edhe si atmosferë dhe organizim i diktaturës mbi individin. Idenë dhe imponimin ma dha një shok i vjetër, i cili më tha “do ta shkruash”. Më ka ndihmuar edhe me sugjerime që të mos vë brenda keqardhje ose komente, por vetëm një kronikë të thjeshtë. U përfshi dhe burgimi i motrës atje dhe është në botim unik, sepse të tilla shkrime mbi burgun e grave janë të pakta. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy