
Në Lezhë u përkujtua 154-vjetori i lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast u mbajt edhe edicioni i vitit 2025 i ndarjes së Çmimeve Letrare “At Gjergj Fishta”, një traditë që prej vitesh bashkon krijues nga mbarë hapësira shqiptare.
Në këtë edicion morën pjesë 80 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një jurí e përbërë nga Rudolf Marku kryetar, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi anetare.
Ne fjalen e tij gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe kryetari i jurisë, Rudolf Marku, thane se ky çmim është ndër më të lakmuarit në letërsinë shqipe, pasi mban emrin e një prej figurave më të ndritura të kombit. Ata theksuan se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së krijimtarisë letrare që paraqitet çdo vit në konkurs.
sinkron: Pjerin Ndreu, Rudolf Marku
Në zhanrin e poezisë, çmimin e parë e fitoi poeti Lulzim Tafa; në prozë u vlerësua Ermal Hasimja, ndërsa për përkthimin më të mirë letrar çmimi iu dha Milena Selimit.
Fituesit e këtij edicioni e quajtën veten me fat që janë nderuar me një çmim që mban emrin e At Gjergj Fishtës, duke e konsideruar atë si një nxitje për vazhdimësinë e krijimtarisë së tyre letrare.
sinkron: fituesit
Çmimet Letrare “At Gjergj Fishta” janë tashmë një traditë e përvitshme në Lezhë, që jo vetëm nderon kujtimin e poetit kombëtar, por edhe motivon shkrimtarët dhe nxit leximin si pjesë e jetës kulturore të qytetit./vizionplus.tv