“Maratona Këngë Moj” mbyll rrugëtimin/ Stacioni i fundit Tirana, qytetarët kërcejnë në shesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Maratona Këngë Moj” mbyll rrugëtimin/ Stacioni i fundit Tirana, qytetarët kërcejnë në shesh

Produksioni i televizionit Vizion Plus, Maratona “Këngë Moj” mbylli rrugëtimin e saj me një mbrëmje magjike në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

 

Përreth dy orë qindra qytetarë kënduan e kërcyen në ritmet e muzikës më të mirë popullore.

 

Advertisement

Të emocionuar për fundin e këtij rrugëtimi janë edhe artistët pjesëmarrës që janë ngjitur në skenën e maratonës në çdo qytet të Shqipërisë.

 

IRINI QIRIAKO

 

Advertisement

KËNGËTARE

 

“Si në gjithë qytetet e Shqipërisë edhe Tirana na mirëpriti mrekullisht, jam e lumtur edhe më vjen keq që mbaroi ky sezon i këngë moj por do fillojë nga e para.”

 

Advertisement

EGZONA ADEMI

 

KËNGËTARE

 

Advertisement

“Ka qenë shumë i bukur edhe pse ndonjëherë ai udhëtimi sa të kënaq edhe të lodh por mendoj se merr gjërat më të bukura nga këto spektakle dhe nga njerëzit që vijnë dhe na ndjekin.”

 

VASKË CURRI

 

Advertisement

KËNGËTAR

 

“Ky ishte një rrugëtim i këndshëm dhe na vjen keq që mbaroi Maratona “Këngë Moj” e organizuar nga Vizion plus, por është një kënaqësi e madhe se brodhëm në të gjithë Shqipërinë.”

 

Advertisement

Nën mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së Kulturës edhe ky edicion i Maratonës “këngë moj” u mirëprit nga qytetarët të cilët mbushën sheshet plot në çdo natë të saj.

 

“Po na pëlqen, po kënaqemi, po gëzojmë. Vera dihet që është pushim po ka pasur të tilla aktivitete dhe po kënaqemi.”

 

Advertisement

“Shumë mirë, shumë bukur, ne vijmë nga Italia me pushime, sot erdhëm këtu, për maratonën kam ardhur sepse rrimë në Durrës.”

 

Ndërsa, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër atmosferë e Maratonës në kryeqytet, do të kenë mundësinë ta ndjekin në ditët në vijim në ekranin e “Vizion Plus”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy