Sot nata e fundit e “Këngë moj”/ Spektakli muzikor mbyll rrugëtimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot nata e fundit e “Këngë moj”/ Spektakli muzikor mbyll rrugëtimin

Spektakli muzikor “Këngë moj” mbyll një tjetër sezon të suksesshëm. Të martat në ekranin e Vizion Plus sollën një mozaik përmbledhjesh të këngëve më të njohur të skenës shqiptare. Rrugëtimi i gjatë e i bukur i artistëve do të finalizohet me mbrëmjen e titulluar “Nata Përmbyllëse”, e cila rezervon për të gjithë publikun këngë popullore dhe qytetare nga veriu në jug.

 

MARK GJOKAJ
KENGETAR
“Është magjike të vish në një event si “Këngë moj” e aq më tëpër kur atë e drejton një personalitet i shquar i artit siç është Adi Hila, e një formacion orkestror superprofesional, e ku marrin pjesë artistë shumë të mirë shqiptar që sjellin mjaltin e hojeve të këngës shqiptare.”

 

Advertisement

MATEUS FRROKU
KENGETAR
“Në muzikën shqiptare janë realizuar këngë shumë të mira, si në rastin e kësaj nate na është dashur që të hulumtojmë materiale që janë kompozuar nga autorët konkret dhe kam vënë re që janë materiale shumë cilësore dhe kjo është në të mirën tonë si këngëtar.”

 

Emocionet e këngëtarëve nuk mungojnë as në këtë natë të fundit.

 

Advertisement

AUREL THELLIMI
KENGETAR
“Këngë moj” ka qenë ato nota muzikore që na kanë shoqëruar në këto dy vite të vështira. Ka qenë nga ato spektakle që ka depërtuar në çdo familje dhe sot është një natë me shumë emocione, ku autorët shqiptarë kanë bërë këto këngë ku kanë dhenë shpirtin e tyre.”

 

ERA RUSI
KENGETARE
“në fakt jam, pak e emocionuar më vjen keq që po mbaron, po ky spektakël kaq i bukur dhe kaq i ndjekur na ka dhënë shumë dashuri dhe i jam mirënjohëse të gjithë dashamirësve tanë.”

 

Advertisement

Kjo mbrëmje plot surpriza sjell dhe të ftuar që ngjiten në skenën e “Këngë Moj” për herë të parë. Një prej tyre është dhe nipi i mjeshtrit të këngës Laver Bariu, i cili vazhdon traditën muzikore te familjes.

 

AUREL BARIU
KENGETAR
“Për ne është një nder i madh që marrim pjesë në këtë eveniment kaq të madh. Ne jemi trashëgimtarët e Sazeve të Përmetit që nga i madhi Laver Bariu e deri te shokët e tij më pas, ne e trashëgojmë. Është një nder i madh që jemi në natën finale duke transmetuar dhe autorët e teksteve që ne kemi përgatitur sonte.”

 

Advertisement

Natën e fundit të “Këngë moj” do të keni mundësi ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 21:00. Por shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus do rikthehet spektakli më i dashur për fëmijë “Gjeniu i vogël”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy