Maratona zbarkon në Sarandë/ Pushues e turistë shijojnë mbrëmjen magjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maratona zbarkon në Sarandë/ Pushues e turistë shijojnë mbrëmjen magjike

Saranda ishte qyteti i radhës që mirëpriti Maratonën “Këngë Moj”, për të kaluar një natë plot gjallëri dhe emocione.

 

Për të shijuar tingujt e muzikës popullore, por edhe asaj moderne, qindra qytetarë e turistë të ardhur me pushime, u mblodhën pranë shëtitores së qytetit

 

Advertisement

Emrat më të njohur të muzikës shqiptare dolën para publikut për të dhuruar një natë plot alegri, ndërkohë që spektatorët ndoqën për dy orë me radhë ritmin e skenës.

 

Gjithçka u organizua dhe zhvillua nën kujdesin e kryebashkiakut të Sarandës, Adrian Gurma. Ky produksion i “Vizion Plus”, kaq i dashur për publikun, do të vizitojë edhe qytete të tjera, me Kolonjën që do të jetë ndalesa e radhës më 15 gusht.

 

Advertisement

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e Maratonës buzë detit të Sarandës, do të kenë mundësinë ta ndjekin në ditët në vijim në ekranin e “Vizion Plus”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy