Maratona Këngë Moj “ndez” Shqipërinë/ “Zjarr” në Dibër të Madhe, Sarandë dhe Kavajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maratona Këngë Moj “ndez” Shqipërinë/ “Zjarr” në Dibër të Madhe, Sarandë dhe Kavajë

Rrugëtimi i Maratona Këngë Moj nuk është ndalur edhe përtej kufijve. Ka qenë Dibra e Madhe mikpritësja e radhës e kastës së këngëtarëve të njohur shqiptarë.

 

Nën kujdesin e Shoqatës Atdhetare Dibra, sheshi kryesor i qytetit për orë me radhë u pushtua nga këngët dhe valet shqiptare që ndryshuan totalisht atmosferën e mbrëmjes. Stacioni i radhës ishte Saranda.

 

Advertisement

Një nga perlat e jugut të Shqipërisë, në pikun e sezonit të tij turistik, falë mbështetjes së bashkisë, mirëpriti dhe duartrokiti përgjatë gjithë mbrëmjes hitet e reja dhe këngët e tabanit tonë muzikor, të cilat u sollën me mjeshtri nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare.

 

Rrugëtimi i Maratonës u ndal të mërkurën edhe në Kavajë. Falë mbështetjes së Bashkisë së Kavajës, edhe kryetarit të saj, Redian Krali, në skenën gjigande të Maratonës Këngë Moj u ngjitën pjesëmarrësit që mbushën si asnjëherë tjetër sheshin kryesor. Qytetarët shijuan performancën e emrave të njohur e të suksesshëm të këngës tradicionale, por edhe asaj moderne.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy