“MIK Festival” në edicionin e gjashtë/ Sopranoja Inva Mula zbulon risitë e këtij viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“MIK Festival” në edicionin e gjashtë/ Sopranoja Inva Mula zbulon risitë e këtij viti

Muzika lirike ndërkomëbtare kapërcen kufijtë për të gjashtin vit radhazi duke u ndalur në Korccën që e mirëpret, me një gërshetim ritmesh të cilat mbi të gjitha ruajnë edhe kujtesën.

 

Sopranoja Inva Mula do ta nisë natën e parë të festivalit MIK me një homazh për një nga ikonat shqiptare të muzikës lirike, Jorgjia Truja.

 

Advertisement

INVA MULA

 

SOPRANO

 

Advertisement

“Ramona Tullumani dhe Ingrid Pulizzo në piano, dy artiste të mrekullueshme të Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilat gjatë kohës që unë tregoj historinë e zonjës Truja, do kemi pika takimi pse këndohen këto arie, këto numra muzikorë”

 

 

Në gjashtë koncerte që nuk i ngjajnë njëri tjetrit, artistë të njohur ndërkombëtarisht do të interpretojnë nën nota të muzikës fqinje, greke dhe italiane por duke shkuar edhe më tej, në Spanjë e Rumani.

Advertisement

 

“Mikis Theodorakis, kompizitor i madh i cili ka lënë gjurmë jo vetëm në muzikën greke por në të gjithë artin bashkëkohor. Kemi muzikën më të bukur, flamenkon nga këngëtarja Alba Biok, e cila është një nga këngëtaret e flamenkos më të mëdhaja në skenë. Për të ardhur në galanë e madhe të këtij festivali, i bëjmë homazh muzikës italiane dhe e kemi quajtur nata italiane.”

 

Risi e këtj edicioni do të jetë zgjerimi i hartës së festivalit por sigurisht pa u larguar nga Korça. Në Drenovë do të ngrihet një skenë për muzikën shqiptaro-rumune ndërsa në fshatin Mborje artistët do të këndojnë në kishën e Ristozit, një monument unik i trashëgimisë kulturore.

Advertisement

 

“Këtë radhë shkojmë për herë të parë në Mborje, një nga fshatrat më të afërt me Korçën, në kishën e Ristozit. Atje do të bashkohet shpirti dhe muzika, do të këndohen arie antike por edhe a capella rumune të ritit ortodoks”

 

“MIK Festival” nis te premten në pazarin e vjetër të Korçës dhe do të vazhdojë edhe në datat 29 e 30 korrik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy