“Miss Universe Albania & Kosovo 2023”/ Gjysmëfinalja e spektaklit të bukurisë zhvillohet në Prishtinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Miss Universe Albania & Kosovo 2023”/ Gjysmëfinalja e spektaklit të bukurisë zhvillohet në Prishtinë

Spektakli më i madh i bukurisë, “Miss Universe Albania & Kosovo 2023” nis këtë të enjte me fazën gjysmë finale, nga “Venom Club” në ekranin e Vizion Plus dhe Koha Vision.

 

Në një mbrëmje magjike, nga Prishtina, përmes sfilatave të përzgjedhura do të prezantohen të gjitha vajzat pjesëmarrëse përpara publikut. Ashtu si e do tradita e këtij spektakli, edhe në këtë edicion vajzat pjesëmarrëse do të kurorëzohen me disa çmime si “Miss Eleganca”, “Miss Fotozhenia”, “Miss Social-Media” etj.

 

Advertisement

Juria e përbërë nga disa prej emrave të njohur të skenës si: Robert Berisha, Tuti Sejdiu, Erglina Kristo Blerta Kasalla, etj. do të vlerësojnë konkurrentet e këtij edicioni.

 

Spektakli vjen sërish nën modelimin e Teni Vllacajt dhe bukuroshes Eriona Sejdiu.

 

Advertisement

Më e bukura e Shqipërisë dhe Kosovës që do të jetë fituese, do të dërgohet për të përfaqësuar zyrtarisht bukurinë shqiptare në sytë e të gjithë botës.

 

“Miss Universe Albania & Kosovo” rezervon një puntatë plot surpriza, të ftuar special dhe argëtim, ndaj për të mos e humbur këtë natë magjike ju lë takim në orën 21.00 në ekranin e televizionit “Vizion Plus” dhe “Koha Vision”. Ndërsa më datë 1 qershor, ju pret finalja e madhe në Pallatin e Kongreseve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy