Miss Universe Albania-Kosovo/ Vizion Plus dhe Klan Kosova sjellin spektaklin e bukurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miss Universe Albania-Kosovo/ Vizion Plus dhe Klan Kosova sjellin spektaklin e bukurisë

Eventi i përvitshëm i bukurisë, ngre siparin sot në mbrëmjen gjysmëfinale të Miss Universe Albania and Kosovo, nga ku do të përcaktohen finalistët për të premten në mbrëmje. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit do të mbajë të mbërthyer shikuesit e Vizion Plus e Klan Kosovës për dy ditë me radhë në orën 21:00.

Nën prezantimin e Teni Vllaçaj dhe dy bukurosheve Cindy Marina e Adela Cani, mbrëmja premton një spektakël plot surpriza dhe emocione.

Kjo natë para finales së madhe, do të na njohë me vajzat konkurrente, të cilat nuk i fshehin emocionet e tyre gjatë përgatitjeve për daljen në skenë.

Ish- misset Sindi Marina dhe Adela Cani kanë disa këshilla për vajzat, të cilat do të sfilojnë në skenën e Adorions Palace për dy netë rresht, deri në kurorëzimin e më të bukurës së Shqipërisë e Kosovës.

Advertisement

Prej disa javësh, bukuroshet nga Shqipëria e Kosova kanë bërë përgatitje për të shkëlqyer në netët e mëdha, duke synuar kurorën, me të cilën do të përfaqësohen në skenën ndërkombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy