Shqipëria në garën e Miss Universe/ Paula Mehmetukaj përfaqësoi ngjyrat kuq e zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria në garën e Miss Universe/ Paula Mehmetukaj përfaqësoi ngjyrat kuq e zi

Ngjyrat e flamurit shqiptar u ngjitën edhe këtë vit në skenën gjigande të Miss Universe.

 

Paula Mehmetukaj, Miss Universe Albania, e shpallur pak kohë më parë në spektaklin e pervitshëm të transmetuar në Vizion Plus, shkëlqeu në debutimin e saj në konkursin më të madh të bukurisë: Miss Universe.

 

Advertisement

Bukuroshja 22-vjeçare u vesh nga stilistja e njohur Enada at’Nikolla, me një pelerinë të kuqe dhe kostum me gurë, i emërtuar “Mbretëresha e tokës dhe qiejve”. Ndërsa Kosova u përfaqësua denjësisht nga bukuroshja Blerta Veseli.

 

Më shumë se 70 vajza bukuroshe nga e gjithë bota konkurruan për kurorën e Miss Universe 2020. Evenimenti i përvitshëm botëror u mbajt në Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood, Florida. Kurora e bukurisë i takoi meksikanes 26 vjeçare, Andrea Meza.

 

Advertisement

Edicioni i ketij viti për Shqipërinë do transmetohet në Vizion Plus në datat 8 dhe 9 Korrik. Ndërkohë, që ka filluar programi i përjavshem në pritje të Miss Universe çdo të shtunë ora 15:30.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy