Presidenti flet për Vizion Plus: Votoni masivisht! Është historike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti flet për Vizion Plus: Votoni masivisht! Është historike

Ashtu siç kishte paralajmeruar Presidenti Ilir Meta iu drejtua kutisë së votimit që në mëngjes pak minuta pas hapjes në orën 7 e 4 minuta.

 

Më pas, kreu i shtetit nisi një axhendë të ngjeshur për të parë nga afër  procesin e votimit në disa qytete të vendit. Fillimisht u ndal në Elbasan, e më pas në Shijak, ku gjatë një interviste për VizionPlus shpalosi në mënyrë shteruese të gjitha shqetësimet në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit duke përfshirë dhe problemet teknike.

Këshilltarët e mi që po ndjekin procesin këtu më informuan se kjo çështje u zgjidh dhe procesi po ecën shumë normalisht, kushdo që ka ndonjë problem teknik le ta zgjidhë me mirëkuptim që të ndihmojmë qytetarët që të votojnë të lirë.

Advertisement

Meta vijoi apelin e tij për të gjithë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje.

Të shprehin vullnetin e tyre, për cilëndo alternativë që ata besojnë, për cilindo kandidat që ata preferojnë dhe është e rëndësishme që sot të jetë një festë e demokracisë për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë t’i nënshtrohen vullnetit të sovranit.

Kreu i shtetit foli për VizionPlus edhe për fenomenin e blerjes së votës.

Nëse vota është fotografuar ky është një gabim shumë i madh se nuk është më një votë e lirë, e fshehtë, është një votë e imponuar, e blerë. Ftoj të gjithë qytetarët të mos u binden dhe të mos u qëndrojnë detyrimeve që kanë patur deri ditën e djeshme.

Advertisement

Prokuroria, polica të hetojnë krimet zgjedhore, në ditën e sotme.

Për presidentin këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të caktuar standard demokratik.

Qytetarët janë shumë të qetë, shumë të vendosur dhe më të ndërgjegjshëm se kurrë ndonjëherë në këto 30 vite për fuqinë e votës së tyre dhe sesa moment i rëndësishëm është ky për të gjithë ne për të kaluar atë ngërç që kemi patur për shkak të traditës jo të mirë për standardin e zgjedhjeve.  Unë kam shumë shpresë që ky proces ka të gjitha mundësitë të ecë mrekullueshëm deri në numërimin e votës së fundit, të kandidatit të fundit.

Në mënyrë të vazhdueshme Ilir Meta dha mesazhe të qarta për të mos cënuar asnjë votë.

Advertisement

Është e rëndësishme të jepen meszhe të qarta të dekurajimit të cilido që do të tentojë të përfshihet në krime të tilla në ditën e sotme, që duhet të jetë një ditë e pacenueshme, e paprekshme dhe duhet të fillojmë një epokë të re, atë të shenjtërimit të votës së qytetarëve shqiptarë.

Përqendrim për komisionerët, për numëruesit, ata kanë një përgjegjësi shumë të madhe që të mos krijohet asnjë tension i panevojshëm, të respektohet vota e gjithësecilit, të mbrohet integriteti i procesit.

Presidenti do të vijojë turin e tij edhe në zona të tjera zgjedhore ku do të finalizohet në qytetin e vlorës

Do të shkoj në Vlorë. Patjetër që do të shkoj. Kam dhënë fjalën. Por kemi kohë deri atëherë. Si të mos e mbaj fjalën unë? Do të shkoj për të festuar me Vlorën, me vlonjatët, me të gjithë shqiptarët kurorëzimin me sukses të një procesi shembullor. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës të ecin drejt kutive me qetësi, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Vlorën dhe Shqipërinë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy