Nata e nëntë e “Gjeniut të Madh”/ Asnjë eliminim nga juria, konkurrentët do të vijojnë garën 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nata e nëntë e “Gjeniut të Madh”/ Asnjë eliminim nga juria, konkurrentët do të vijojnë garën 

Teksa rrugëtimit të “Gjeniut të Madh” po i vjen fundi emocionet bëhen akoma më të forta.

 

Një tjetër natë magjike e me muzikë të bukur u mbyll me mbrëmjen e nëntë të këtij spektakli në ekranin e Vizion Plus.

 

Advertisement

Konkurrentët

 

“Erdha me këngën “Kaçurrelat” të grupit Trix në vitet 85, por e sjellë dhe nga vëllezërit Prifti, dhe mendova ta risjell.”

 

Advertisement

“Sigurisht që ka emocion por po mundohem ti marr më të mirën të gjithë kësaj eksperience dhe po e shijoj”

 

“Kam sjellë një këngë që kam kënduar në rini “Kompleksi fukara” është një këngë që më ka kthyer pas në kohë në ato vite.”

 

Advertisement

“Këndova një këngë të Irma Libohovës, veç njëherë jetoj. Irma është irma por do mundohem të sjell më të mirë. Mu kërkua të vija pak më ndryshe pasi unë kam ardhur vetëm me këngë popullore dhe mendova është kënga e duhur për ndryshim.”

 

Ndonëse gara po bëhet më e fortë, të 11 konkurrentët e mbetur interpretuan sërish para jurisë disa prej këngëve më të njohura.  Pas çdo performance talentet e gjeniut u njohën me komentet dhe vlerësimet e jurisë, që, nga puntata në puntatë duket se janë me kërkues në gjykimet e tyre.

 

Advertisement

KONKURRENTET

 

“Juria që në fillim me mua ka qenë shuam në rregull. Ato vërejtje që janë bërë janë bërë me vend, pasi askush prej nesh s’është profesionit dhe kam mirëpritur çdo vërejtje”

 

Advertisement

“Komentet janë shumë realiste pasi çdokush nga ne i di defektet e veta që ka dhe pavarësisht se mund të na vij keq për një moment jemi koshient për ato komente.”

 

Por gjatë natës së nëntë të gjeniut pati edhe një surprizë për konkurrentët. Juria e vënë përpara vështirësisë për të nxjerrë dy prej talenteve në sfidë, vendosi që ta mbylli mbrëmjen pa asnjë eliminim. Pra të 11 konkurrentët do të vijojnë garën.

 

Advertisement

Spektakli “Gjeniu i Madh” ju lë takim të enjten e ardhshme në orën 21.00, vetëm në Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy