Ndahen çmimet e panairit të librit/ Ja autorët që “triumfuan” sipas kategorive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Panairi i librit, edhe këtë vit hapi dyert për të 25-tin vit rradhazi në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku rreth 100 shtëpi botuese ishin pjesëmarrëse në këtë edicion si sfidë kryesore kanë tërheqjen e lexuesit ne stendat e tyre.

 

Veprat që ishin në këtë panair ishin të shumëllojshme, ndërsa juria e përbërë nga Virgjil Muçi, Vjola Isufaj, Aleksandër Çipa, Alina Karaulli, Agim Baçi ka vlerësuar një sërë veprash.

 

Advertisement

Më poshtë janë çmimet e panairit të librit 2022:

 

Autori i Vitit – Zija Çela me veprën  “Banka e Ankesave”

 

Advertisement

Përkthyesi më i mirë Romeo Çollaku me veprëm “Varfanjaku i Zoti” të autorit Nikos Kazantzakis

 

Librit më i mirë për fëmijë “Kalendari i ëndrrave te mollës” autore Natasha Shuteriqi Poroçani

 

Advertisement

Vepra më e mirë studimore – Arben Imami me veprën “Tri format e mendimit, mitologjia  racionaliteti religjoni”

 

Çmimi i ambasadës franceze- përkthimi më i mirë nga frëngjishtja- Klarita Lagji  romani “Vendi i Babait” të novelistes Annie Ernaux

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy