Ndarja nga jeta e Lili Cingut, reagon Begaj: Do mbahet mend si ikona e valles shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndarja nga jeta e Lili Cingut, reagon Begaj: Do mbahet mend si ikona e valles shqipe
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të “mbretëreshës” së valles shqiptare, Liljana Cingu.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Cingu do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.
“Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe”, shkruan Begaj.
Më herët për ndarjen nga jeta të Cingut reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ajo ka lënë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.
Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Liljana Cingu ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy