Nisi sot Panairi i Librit/ Botimet Living sjellin tituj të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisi sot Panairi i Librit/ Botimet Living sjellin tituj të rinj

TEA SADIKU

GAZETARE-VIZION PLUS

“Prej 26 vitesh mesnëntori bën bashkë mbi 95 ekspozues në organizimin më të madh dedikuar librit. Mes debateve nëse shqiptarët lexojnë ose jo sfidë kryesore e botuesve mbetet afrimi i lexuesve me librin .”

 

Advertisement

Nxënësit e shkollave dhe të moshuarit ishin të parët që iu drejtuan dyerve të pallatit të kongreseve në hapjen e panairit. Edhe këtë edicion, risi janë tituj e rinj.

 

PETRIT YMERI

KRYETAR I SHOQATËS SË BOTUESVE

Advertisement

“Ky në radhë të parë është panairi i botuesve, dhe jemi ne botuesit që ftojë pastaj shkrimtarët përkthyesit dhe lexuesit. Lexuesit janë subjekti dhe objekti i këtij panairi pa ta ne nuk do e mundësonim dot.”

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

Advertisement

“Është një takim ky gjithnjë e më shumë po gjallëron jo vetëm jetën artistike të Tiranës poe është bërë një takim midis brezave, midis profesionistëve. është bërë një takim ku libri është pika e takimit dhe dialogut.”

 

Por në katin e dytë as këtë vit nuk mungon stenda e botimeve Living, e cila sjell një larmishmëri titujsh si libri artistik, biografi, tekste historike, romane bestseller, nobelistë, botime për fëmijë, etj,  që përmbushin kërkesat dhe shijet artistike të çdokujt.

 

Advertisement

Në shtëpinë më të madhe të librit në vend nuk kanë munguar lexuesit besnikë.

 

Panairi i librit do të mbahet deri më datë 19 nëntor dhe gjatë këtyre ditëve përveç uljeve nga 10-50%  nuk do të mungojnë as temat e diskutimeve rreth problemeve të librit, ndarje çmimesh, promovime titujsh dhe autorësh të rinj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy