Një ekspozitë me pulla poste/ Artisti Petraq Papa tregon marrëdhenien me filatelinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ekspozitë me pulla poste/ Artisti Petraq Papa tregon marrëdhenien me filatelinë

Prej 9 vitesh dizajni i të pullave të postës, dhe i disa prej monedhave dhe monedhave dhe kartëmonedhave 2 mijë dhe 10 mijë lekëshe mbajnë firmën e artistit Petraq Papa.

 

Një pjesë e krijimeve më të rëndësishme, si vizita e Papa Franceskut në Shqipëri, shenjtërimi i Nënë Terezës apo portretet dhe realizimet e disa prej personaliteteve më me ndikim në vend, vijnë në ekspozitën personale “Acta Urbana”.

 

Advertisement

PETRAQ PAPA
ARTIST
“Kjo ekspozitë ka vite që mendohet, unë marr pjesë në konkurset filatelike qe prej vitit 2013. Çdo vit posta shqiptare emeton tematika të ndryshme në lidhje me emetimin e pullave, kështu që unë nuk kam munguar asnjë vit që prej 2013”

 

E kuruar nga Najada Hamza ekspozita është e ndarë në tri seksione dhe ka si qëllim njohjen e publikut e sidomos studentëve me filatelinë.

PETRAQ PAPA
ARTIST
“Ka dizajner dhe studio shumë të mira, por kjo është një lloj iniciative që s’jemi mësuar shpesh të shohim ekspozita të tilla dhe e hapa këtë ekspozitë që të jetë deri diku edhe didaktike për studentët.”

Advertisement

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më datë 20 qershor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy