Një enciklopedi shqiptare/ Dy mijë studiues nga të gjitha trevat shqiptare nisin punën për veprën unike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një enciklopedi shqiptare/ Dy mijë studiues nga të gjitha trevat shqiptare nisin punën për veprën unike

Për herë të parë është duke u punuar për shkrimin e një enciklopedie për shqiptarët në të gjithë trevat shqipfolëse. Puna e nisur nga akademia e shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës tashmë ka mbërritur në fazën e konkretizimit dhe tre muajt e parë duket se do të jenë të mjaftueshme për të vënë në dukje problematikat kryesore.

 

Kjo nismë është nisur dhe më herët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por pati një ngërç për shkak të shtrembërimit të fakteve mbi shqiptarët.

 

Advertisement

SHABAN SINANI

 

AKADEMIK

 

Advertisement

“Prej sot nuk është më një çështje organizimi por është një çështje e mirëfilltë shkencore. Në fazën e parë do të zgjidhen 2-3 probleme themelore. Një është problemi i pranimit të vlerave enciklopedike në botimin e ardhshëm. Pra paraqitja tërësore e botës së vlerave shqiptare. Do të zgjidhi gjithashtu problemin e një udhëzuesi njësues, gjithashtu dhe një marrëveshje themelore se cilat do të jenë zërat me artikujt monografik që kanë qenë pjesë e pandashme e historisë dhe ndikimit të tyre.”

 

Ky botim ashtu siç është diskutuar shpesh kërkon që të mbetet jashtë kufijve politik dhe të jetë sa më gjithëpërfshirës ndaj fakteve historike.

 

Advertisement

Ndonëse një vendim shumë i vonuar i cili e bën Shqipërinë ndër të vetmet vende të Ballkanit pa një enciklopedi të tillë, synimi saj është njohja e Shqiptarëve dhe historisë së tyre kudo.

 

NEXHAT DACI

 

Advertisement

AKADEMIK

 

“Në këtë enciklopedi do paraqitet historia e gjithë kombit shqiptar pa e ndarë atë. E dyta është e turpshme në këtë shekull një komb shumë i madh të mos ketë një histori të vetën të dokumentuar shkencërisht. Jemi në një rrugë të mirë bashkëpunimi dhe do ti tregojmë botës se shqiptarët nuk janë popull pa origjinë dhe pa histori.”

 

Advertisement

Për shkrimin e enciklopedisë shqiptare do të angazhohen mbi 2 mijë studiues për 31 fusha, me kërkime dhe përmbledhje nga gjuha, arkeologjia, historia, gjeografia etj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy