Nisin ditët e Albanologjisë/ Synohet krijimi i një akademie në të gjitha trevat shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisin ditët e Albanologjisë/ Synohet krijimi i një akademie në të gjitha trevat shqiptare

Krijimi i një albanologjie bashkëkohore, jo vetëm nga trevat shqiptare, por edhe më gjerë është qëllimi i akademikeve te Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 

LUAN PERZHITA

REKTOR I AKADEMISE SE STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

Advertisement

 

“Albanologjia nuk është vetëm në Tiranë, nuk është vetëm Prishtinë dhe vetëm në Shkup, por është dhe në vende të tjera, ku shumë albanologë kanë dhënë kontribute të rëndësishme dhe të gjitha këto do ti grumbullojmë dhe do të bëjmë një albanologji bashkëkohore që do ti përshtatet gjithë botimeve të shekullit XXI. Avash , avash pjesëzat po bashkohen dhe po bëhet një e tërë.”

 

Gjithashtu qendrat akademike do të bashkëpunojnë për krijimin e një kalendari të përbashkët për aktivitetet dhe ngjarjet më të rëndësishme ne tri vende.

Advertisement

 

LUAN PERZHITA

REKTOR I AKADEMISE SE STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

 

Advertisement

“Brenda këtij konteksti do te përcaktohet kalendari i përbashkët mes tri vendeve. Viti i ardhshëm është një vit me shumë aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme, siç është 109 vjetori i pavarësisë,20 vjetori i kongresit të drejtshkrimit, Kongresi i Manastirit etj. Te gjitha këto ne kemi bërë një kalendar të detajuar, një kalendar. Te treja qendrat albanologjike kemi rënë dakord për organizimin e kongresit të  manastirit në tre pika. Ta fillojë aktivitetin në Manastir, ta kaloj ne Prishtinë, ku do të mbahet një konferencë e me pas në 22 Nëntor në Tiranë. Siç edhe kemi konfirmimin e kryetares së parlamentit në Tiranë mendojmë që data 22 Nëntor të shpallet festë kombëtare.”

 

Gjatë këtij viti janë botuar 43 vepra, të cilat janë monografi, revista albanologjike, ngjarje të konferencave shkencore dhe fjalorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy