Një tenor në skenën e “Këngë Moj”, Armaldo Kllogjeri ndez atmosferën me këngët popullore nga të gjitha trevat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tenor në skenën e “Këngë Moj”, Armaldo Kllogjeri ndez atmosferën me këngët popullore nga të gjitha trevat

Nga skena e operës në skenën e “Këngë moj”, kështu erdhi mbrëmjen e së enjtes tenori Armaldo Kllogjeri, i cili për më shumë se një orë e gjysmë dhuroi një spektakël të vërtetë me këngë e valle.

Armaldo ka qenë shpesh pjesë e “Këngë moj”, por këtë mbrëmje e konsideron më të veçantën, pasi e rikthen edhe njëherë tek publiku i tij i zemrës.

“Më ka munguar në fakt shumë sepse kam marrë shumë vlerësime kur kam performuar për here të parë në “Këngë moj” në këtë skenë dhe më ka munguar në fakt ajo përgjegjësia që unë kam për të dhënë më të mirën për publikun”, shprehet tenori.

 Miq e kolegë u bënë njëzëri me artistin për të interpretuar e për të ruajtur këto duete si një kujtim në rrugëtimin e tyre artistike.

Advertisement

“Për mua është një skenë e madhe në fakt se këtu u jepet një mundësi shumë e mirë këngëtarëve që të shprehin folklorin e këngës popullore”, thotë Qirjako Vangjeli, drejtues i Sazeve të Përmetit.

Zëri i Armaldos preku të gjitha trevat nga veriu në jug, dukë shkuar edhe përtej kufijve të Shqipërisë me artistë të ftuar nga Struga e Kosova.

“Është hera e parë që marr pjesë në “Këngë moj” dhe kur mora ftesën mirëprita me kënaqësi. Ne na bashkon muzika shqip pasi kemi një gjuhë e një kulturë”, shprehet këngëtari Asim Gashi.

Advertisement

 “Këngë moj është spektakël i mrekullueshëm së pari se organizohet dhe këndohet live nën shoqërimin e orkestrës së mrekullueshme. publiku nuk kam fjalë, publiku i Tiranës është i jashtëzakonshëm e sa herë kam performuar kam mbetur shumë e kënaqur nga dashuria e ngrohtësia”, thotë këngëtarja Elita Reci.

 Armaldo nuk është i vetmi artist në familje. Edhe vëllai i tij Raimondi ndan të njëjtin pasion për këngën.

“Përgjegjësia për çdo artist, çdo këngëtar është jashtëzakonisht e madhe por emocioni është më i madh në këtë rast mendoj unë sepse po këndoj me vëllain”, tha Raimond Kllogjeri.

Jehona e “Këngë moj” vijon ende në ekranin e Vizion Plus, plot artistë e emra të njohur të skenës shqiptare pritet t’i bashkohen spektaklit më të ndjekur të muzikës popullore e qytetare. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy