Selami Kolonja në “Këngë Moj”, “bilbili” i Strugës ndez atmosferën me muzikë popullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Selami Kolonja në “Këngë Moj”, “bilbili” i Strugës ndez atmosferën me muzikë popullore

Muzika e Strugës dhe përfaqësuesi i saj Selami Kolonja ishin stacionimi i radhës së “Këngë Moj”, mbrëmjen e së të enjtes.

I quajtur mjeshtër i këngës, përmes interpretimit dhe zërit brilant selami Kolonja dhuroi për publikun në skenë por dhe jashtë saj disa prej këngëve më të bukura të repertorit të tij. Që nga “Poçari” te “Sytë e lumtur”, “Trëndafil me 40 fletë” e sigurisht dhe shumë hite të tjera u interpretuan në recitalin që riktheu edhe njëherë Selamiun në Tiranën e tij të zemrës.

“Karriera ime është goxha e gjatë por ne jemi munduar të përmbledhim këngët më të bukura popullore dhe qytetare dhe mendoj se ja kemi arritur. Ashtu siç di unë gjithmonë të bëjë gjeografi shqiptare duke marrë nga jugu në veri Kosova dhe gjithë viset i kemi sjellë në një orë e gjysmë”,  tha Kolonja.

Advertisement

Tradita e donte që miqtë e Selamiut të ishin pranë tij në këtë mbrëmje, ndaj të shumtë ishin artistët që iu bashkuan në skenë.

“Edhe Selamiu është një tenor i pastër është, ka timbrikën e tij di të përzgjedh një repertor shumë të bukur dhe për mendimin tim është nga ata artistë që numërohen me gishta”,  u shpreh tenori Kastriot Tusha.

Por talenti i Selami Kolonjës duket se nuk ka mbetur vetëm brenda tij. Pasionin dhe dashurinë për muzikën ai e ka trashëguar edhe tek i biri. Taulant Kolonja ishte surpriza e mbrëmjes. Përgjatë gjithë spektaklit ai shoqëroi të atin nëpërmjet tingujve të pianos dhe zërit të tij.

“Unë gjithmonë e kam patur inat kur më thonin djali i Selamiut ndaj kam punuar shuam fort në aspektin profesionit tim që të eci përpara me hapat e mia, por sigurisht shtysa dhe emri i babit më kanë ndihmuar shumë”, tha Taulant Kolonja.

Advertisement

Teksa kanë mbetur edhe pak javë deri në përfundim të spektaklit, “Këngë Moj” ju fton të zbuloni artistët e radhës të enjten e ardhshme në orën 21.00. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy