Një tjetër sukses! Ermonela Jaho fiton çmimin prestigjoz nga “Oper! Awards 2024”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër sukses! Ermonela Jaho fiton çmimin prestigjoz nga “Oper! Awards 2024”

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, na ka bërë edhe njëherë krenarë dukeshënuar një tjetër sukses ndërkombëtar.

OPER! AWARDS 2024 mbrëmë mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Operën Kombëtare Holandeze të Amsterdamit dhe u transmetua drejtpërdrejt.

Në këtë garë tejet prestigjioze, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho mori çmimin kryesorë si këngëtarja më e mirë femër për vitin 2024.

“Këngëtarja më e mirë femër Ermonela Jaho. Dihet tashmë që të kënduarit opera kërkon më shumë se një zë të bukur, por rrallë herë një person është i gatshëm që t’i zbulojë publikut qenien e tij të brendshme përmes këndimit dhe performancës. Në @operzuerich në vitin 20233, Erminela Jaho dhuroi një mbrëmje operistike emocionuese dhe me emocione të jashtëzakonshme si Magda nga “La rondine” e Puccinit: një dallëndyshe dhe një mjellmë që po vdes në një”, thuhet ndër të tjera në postimin e publikuar nga vetë Opermagazin.

Advertisement

Lidhur me këtë tjetër vlerësim që iu bë, pasi ditë më parë ajo fitoi edhe çmimin “Artisja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë, Ermonela ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lajmin e ka ndarë edhe vetë sopranoja përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

Teksa ka falenderuar të gjithë një për një, nga organizatorët, kolegët, publiku, sopranoja shqiptare shprehet ndër të tjera se përmes muzikës duhet të tregohet një histori e cila do të frymëzojë audiencën, dhe sipas saj nuk ka arritje më të madhe sesa të lidhesh me çdo zemër që dëgjon.

Advertisement

“Së pari Spanja, dhe tani Gjermania me këtë çmim të papritur! Do të përpiqem të shpreh me fjalë mirënjohjen time dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por do të ishte e pamundur. Ndihem krenare që jam edhe në mesin e të nominuarve, e lëre më çmimin Fitues për këngëtaren femër 2024. Faleminderit OPER! AËARDS për këtë nder të madh. Një falenderim i madh për kolegët e mi të mrekullueshëm, për publikun e mrekullueshëm që më dha dashurinë dhe vlerësimin e tyre dhe për çdo person të dashur që ka mbështetur rrugëtimin tim”, shkruan ajo ndër të tjera.

View this post on Instagram

A post shared by Ermonela Jaho (@ermonelajaho)

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy