Olen Çesari rikthehet në Tiranë, violinisti i njohur tri netë koncert në kryeqytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Olen Çesari rikthehet në Tiranë, violinisti i njohur tri netë koncert në kryeqytet

Nga skena e Pallatit të Kongreseve, nis turi botëror i violinistit të njohur Olen Çesari.

Virtuozi i violinës, i cili ka interpretuar në skenat më të mëdha botërore rikthehet në Tiranë me koncert gala të shtrirë në tri mbrëmje, duke filluar nga e kjo e enjte. Një repertor i dedikuar enkas për këtë organizim dhe veçanërisht për artdashësve, të cilët e kanë pritur me padurim kthimin e Olen Çesarit.

“Janë më shumë 110 veta që po ndërtojnë kalanë brenda Pallatit të Kongreseve dhe nesër do të jetë një shpërthim nuklear emocionesh aty brenda. nga ndjenjat, sentimenti, zemra historia jonë, është një spektakël total. Nga pjesa e parë, hyrja që është një kompozim i imi veçantë i bërë për këtë koncert deri tek pjesa e fundit që është një festë gjigante që do ndezi gjithë Pallatin e Kongreseve”, tha Çesari.

Ndonëse pjesën më të madhe të jetës artistike e ka ndarë mes Italisë, Austrisë e Shqipërisë, interpretimi përpara publikut të vendit së tij, mbetet gjithmonë përgjegjësi dhe emocion i veçantë për artistin.

Advertisement

“Unë jam mësuar të xhiroj botën dhe çdo vend publikun e vet, secili ka mënyrat e veta, por publiku shqiptar është ai që më emocionon mua. unë kam rrënjët këtu dhe ndjehem i popullit, ndjehem i publikut tim”, tha Çesari.

Olen Çesari dhe artistë të shumtë shqiptar e të huaj që do të jenë të ftuar dalin para publikut nga data 18 deri në 20 prill në Pallatin e Kongreseve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy