Opera “Mrika” rikthehet në Teatrin “Migjeni”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opera “Mrika” rikthehet në Teatrin “Migjeni”

65 vite më parë, në 1 dhjetorin e 1958-es, u shfaq për herë të parë në Shkodër opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova.

Një vepër që mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos artistëve shkodranë, me në krye të madhin Prenk Jakova, që edhe Shqipëria të kishte operan e saj.

Në këtë jubilee, qyteti i tij e përkujtoi me rikthimin në teatrin “Migjeni”, të disa prej pjesëve të kësaj vepre muzikore.

Këtë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me këngë, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bere atë një operë kombëtare.

Advertisement

Për muzikologun Ridvan Karakaçi, kompozitori Prenkë Jakova e rreshtoi Shqipërinë krah vendeve europiane që për kohën ishte sfidë me vete.

Prenk Jakova e shkroi operën Mrika në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy