Panairi i plotë i botimeve shkencore/ 2 mijë tituj ekspozohen në Akademinë e Shkencave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Panairi i plotë i botimeve shkencore/ 2 mijë tituj ekspozohen në Akademinë e Shkencave

Për herë të parë në vendin tonë po zhvillohet një panair kushtuar librit akademik, i cili organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës.

 

Ky aktivitet vjen si përpjekje e dy akademive për të promovuar studiuesit shkencor. Në këtë panair marrin pjesë 33 ente botuese si dhe do të prezantohen mbi 2000 tituj për lexuesit.

 

Advertisement

 

SKENDER GJINUSHI

 

KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE, SHQIPERI

Advertisement

 

“Interesi apo kontakti me librin ka rënë për shkak të konkurrencës dixhitale p[or ne mendojëm që për studiuesit apo dhe brezat e rinj në bibliotekat e tyre duhet të jenë studimet kryesore albanologjike të paraardhësve të tyre.”

 

Studimet akademike dhe shkencore, janë pak të njohura, krahasuar me letërsinë artistike, ndaj dhe synimi i këtij panairi është të afrojë publikun me këto libra si dhe krijimin e një rrjeti që do të lehtësojë marrjen e informacionit.

Advertisement

 

MEHMET KRAJA

 

KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE, KOSOVE

Advertisement

 

“Libri shkencor është pak i heshtur, dhe mënjanë. Duke qenë i tillë libri shkencor ka nevojë të popullarizohet dhe të komunikojë intensivisht me  një lexues të kualifikuar, i cili është i një profili të veçantë.”

 

Panairi i librit akademik dhe shkencor do te synoje që në një të ardhme të jenë të pranishme edhe botimet nga qendrat albanologjike në botë. Për 3 ditë nga data 22 deri më 24, panairi do të ketë si kryefjalë botimet shkencore dhe artistike në ambientet e Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy