Ministri Shaqiri vendos temën e digjitalizimit në debat të hapur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, mori pjesë në eventin “Iniciativa Digjitale MK2025” e organizuar nga “Macedonia2025”, organizatë joqeveritare, e cila ka në fokus zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e lidershipit.

“Në rrugën e quajtur digjitalizim, në të cilën është duke ecur shoqëria jonë, evente të tilla të nisura nga sektori joqeveritar janë katalizator për shkëmbim të eksperiencave dhe njohurive, por edhe motivim shtesë dhe presion kundrejt institucioneve publike që të reagojnë më shpejtë ndaj sfidave dhe të reformohen”, e nisi fjalimin e tij Ministri Shaqiri.

Ministri shtoi se Qeveria përmes MSHIA-së, është e vendosur në përpjekjet e saj për të përfituar nga avantazhet e industrisë së TIK-ut dhe për të ndërtuar një shoqëri të avancuar të informatikës dhe me atë të rrisë produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionet në sektorin privat dhe atë publik.

“Me Ligjin për Agjencinë për digjitalizim synojmë të krijojmë kushtet që të ngrejmë Agjencinë deri në fund të këtij viti. Kjo agjenci në mënyrë të centralizuar dhe shpejtë do t’i sigurojë resurset dhe sistemet për komunikim
elektronik mes institucioneve dhe kompanive, menaxhimin e buxheteve për IT si dhe shkëmbimi i të gjitha shërbimeve që merren nëpër sportele me shërbime elektronike”, iu drejtua Shaqiri panelit.

Advertisement

“Evente të tillë si ky i sotmi janë të rëndësishëm për avancimin e procesit të digjitalizimit dhe unë si ministër do të jem i pranishëm me kontributin tim, por edhe do të përfshihem direkt në proceset të cilat për një afat më të gjatë kohor do ta ndryshojnë fotografinë e ekonomisë sonë, digjitalizimit si proces, i cili në fund ka impakt direkt në jetët tona dhe standardin e familjeve tona”, tha Shqiri./Telegrafi/

Ministri Shaqiri vendos temën e digjitalizimit në debat të hapur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy