Pjesë e revoltës se SPAÇ-it, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e revoltës se SPAÇ-it, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar Ylber Merdani.

Ylber Merdani është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh. Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesen me të madhe të fisit të tij.

Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë. Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t’u përkushtuar me se shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.

Advertisement

Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike. Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it.

Ylber Merdani është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmon se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku raporton se gjatë ditëve të fundit është parë me pak te ece në rrugicat e qytetit të tij, duket se mosha nuk e ka ndihmuar më për të dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve./vizionplus.tv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy