Restaurohen kishat në Korçë/ Objektet e kultit në Voskopojë e Vithkuq janë monumente kulture

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Restaurohen kishat në Korçë/ Objektet e kultit në Voskopojë e Vithkuq janë monumente kulture

Dy kisha dhe manastire në Voskopojë e Vithkuq të Korçës do t’i nënshtrohen procesit të restaurimit. Bëhet fjalë për kishat e “Shën Mërisë” dhe “Shën Mhillit” si dhe manastiret e “Shën Prodhromit” dhe “Shën Pjetrit”, objekte të cilat për shkak të gjendjes së tyre po shkonin drejt rrënimit.

 

Drejtoresha e drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës në Korçë, Amanda Cici, tregon se projekti do të zgjasë dy vite dhe krahas punimeve ndërtimore do të kryhen edhe punime në pikturat murale të kishave dhe manastireve.

 

Advertisement

AMANDA CICI

DREJTORESHA E DREJTORISE RAJONALE TE MONUMENTEVE

 

“Në katër objektet e kultit do të kemi restaurim total sipas nevojave që kanë secila prej objekteve. Por gjithashtu përfshihet në dy prej kishave në kishën e “Shën Mërisë” dhe “Shën Mhillit” do të përfshihet dhe restaurim i pikturës murale. Ndërsa projekti total i katër objekteve përfshin gjithashtu dhe ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm të kishave.”

Advertisement

 

Voskopoja dhe Vithkuqi kulmin e lulëzimit e kanë pasur në fillim të shekullit të 17. Të dy këto krahina të njohura gjatë kësaj periudhe kanë pasur se bashku 48 kisha dhe manastire, një pjesë e tyre janë edhe sot.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy