
Për të gjithë ata që kanë pyetur se kur rikthehet “Familja Kuqezi” më në fund e kanë një përgjigje. Pas disa sezonesh shumë të suksesshme, “Familja Kuqezi” vjen në ekranin e Vizion Plus nga kjo e diel.
Ky sitcom, i cili mban autorësinë e Erion Kames dhe Saimir Gongos, me regji të Bledar Linzës, synon të sjellë një humor të pastër, mbështetur te karakteret, situatat, batuta dhe reagimet.
ERION KAME
AUTOR/SKENARIST
“Familja kuqezi ka një humor të pastër jo banal, kur them jo banal dua të nënkuptoj jo fjalët e pista por kur ka diçka për të thënë. Ne pretendojmë që familja Kuqezi të shihet edhe pas 20-50 apo 100 vitesh dhe problematikat që ne trajtojmë të jenë ekzistenciale.”
AdvertisementSAIMIR GONGO
AUTOR/SKENARIST
“Nuk është se po përpiqeni të çudisim, po përpiqemi të gjejmë të vërtetat e përditshme. Ato të vërteta të njerëzve që kemi panë, dhe më shumë sesa për ti goditur përpiqemi për ti trajtuar.”
Edhe në këtë sezon nuk do të mungojnë aventurat dhe surprizat për familjen më të famshme në Shqipëri. Ata janë padyshim një familje model, pasi pavarësisht problemeve që kalon ajo mbetet në frymë një familje pozitive ku mbizotëron morali, respekti reciprok dhe vlerat më të mira të familjes shqiptare.
ADELINA MUÇA
AKTORE
Advertisement“Bela do të vazhdoj të jetë po e njëjta mama shqiptare, me të gjitha hallet dhe problemet që ka një grua shqiptare. Por do ketë edhe surpriza të tjera që unë nuk dua t’i zbuloj pasi janë surprizat ato që e mbajnë publikun përveç vlerave që ka ky sitcom.”
GENTI KAME
AKTOR
Advertisement“Është një kënaqësi që ne rikthemi sërish dhe jo vetëm unë por e gjithë trupa. Roli i babait edhe këtë herë është roli i babait si shtylla e familjes.”
Familja vijon të mbetet me të njëjtët anëtarë, por ata vijnë në një tjetër kohë, më të rritur dhe me të tjera përgjegjësi.
ERIN KUJOFSA
AKTOR
“Nuk është e vështirë për mua të sjell kryesisht moshën time në televizion mundohem të jem sa më korrekt dhe të jem për të gjithë moshatarët e mi modern mjaftueshëm e për të qenë në një pozitë të mirë.”
AdvertisementGENTIAN HAZIZI
AKTOR
“Ne nuk bëjmë me qesh ne thjesht përcjellim jetën normale që bën një familje. Ne nuk përpiqemi të gjejmë humorin por vetë personazhet janë tipi që përmes rrethanave që u vijnë bëjnë humorin.”
Po ashtu ngjarjet zhvillohen në hapësirën brenda shtëpisë, në kuzhinë, sallon, oborr, duke sjellë një dinamizëm i cili lind, zhvillohet dhe përfundon brenda serisë, por gjithmonë duke u lidhur me serinë pasardhëse.
Për të mos humbur asnjë puntatë, “Familja Kuqezi” ju pret çdo të diel në orën 20:30.