Roli në filmin “Pylli i Lirisë”, Margarita Xhepa: Humba 15 kilogramë për një muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roli në filmin “Pylli i Lirisë”, Margarita Xhepa: Humba 15 kilogramë për një muaj

Aktorja mjaft e dashur për publikun, Margarita Xhepa ka ndarë me publikun prapaskenat e roleve të saj, në një intervistë për emisionin “Living Room”.

“Pylli i Lirisë”, një film i përjetësuar në memorien e çdo shqiptari, fsheh sakrificën e aktores së madhe, për t’u përshtatur plotësisht me rolin.

Ajo rrëfeu se iu desh të humbiste 15 kilogramë për një muaj në mënyrë që ta “vishte” krejtësisht rolin e gruas në film.

“Unë në këtë rol nuk isha 60 kile, por me një durim të jashtëzakonshëm sepse kjo ishte një grua fukara, me një jetë shumë të varfër në familja dhe unë isha sicc jam tani e shëndoshë dhe mu desh të mbaja një dietë që të arrija në atë peshë, për një muaj. Gjëra të vogla [kam ngrënë], sa për të mbajtur stomakun”, tha ajo.

Advertisement

Ajo tregoi se rrugëtimi i saj ka nisur që në vegjëli, ndaj ajo ka marrë shumë nga bota e artit, sikundër edhe i ka dhënë shumë kinematografisë shqiptare.

“Jam shumë e lumtur do thoja sepse nuk isha askush, e kam nisur karrierën time 7-vjeçare, më pak se adoleshente, isha e vogël. Mbarova 14-15 vjeç edhe fillohet karriera në një moshë që njeriu nuk di asgjë, kshuqë gjatë jetës duke punuar, studiuar, pasuruar edhe duke krijuar karaktere, role të ndryshme, është vetë profesioni që e ndihmon personin dhe personi profesionin”, tha ajo./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy