“Short Film Festival” në Korçë/ Këtë vite prezantohen 72 filma nga 28 shtete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Short Film Festival” në Korçë/ Këtë vite prezantohen 72 filma nga 28 shtete

Juglindja mirëpriti edicionin e pestë të Korça Short film festival.

 

Këtë vit do të shfaqen 72 filma me metrazh të shkurtër nga 28 shtete të ndryshme prej të cilave 52 filma konkurrojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore.

 

Advertisement

Ndryshe nga vitet e tjera në këtë edicion vendi në fokus është Kosova.

 

Autorët janë  të moshave të ndryshme, përfshi këtu edhe studentë të filmit, të cilët kanë paraqitur punë të vlerësueshme me metrazh të shkurtër.

 

Advertisement

GLEDIS BICA

DREJTOR I FESTIVALIT

 

Jane 72 filma qe do shfaqen gjate pese diteve te festivalit. Jane 28 vende te botes. Filma te shkurter. Tema sociale, te shumllojshme.

Advertisement

 

Herold Bilibani është përfaqësues i dokumentarit të Kosovës. Ai vjen për herë të parë në këtë event dhe shpreson që në vitet në vijim ky organizim të marrë përmasa më të mëdha.

 

HEROLD BILIBANI 

Advertisement

PERFAQESUES I DOKUMENTARIT TE KOSOVES

 

Mendoj se eshte nje festival i vogel, intim. Por qe ka potencial per tu rritur. Shoresoj te kete audience ne shfaqet e filmave

 

Advertisement

Filmat e këtij festivali do të shfaqen në kinemanë e qytetit, në muzeun arkeologjik si dhe në parkun Rinia, nga dara 12 deri në 16 korrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy