“Shqipëria ime” në Presidencë, piktori Helidon Haliti dhuron vepra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria ime” në Presidencë, piktori Helidon Haliti dhuron vepra

50 akuarele nga udhëtimet nëpër Shqipëri vijnë të ekspozuara në ambientet e presidencës nga mjeshtri i madh Helidon Haliti. I cilësuar si piktor i ngjyrave të gjalla, me fuqinë për të mbërthyer  në mënyrë të menjëhershme sytë e publikut e për tu përfshirë  gjatë në lojën e formave, Haliti sjell Shqipërinë dhe copëzat e saj deri në detaje.

 

HELIDON HALITI

PIKTOR

Advertisement

“Bëhet fjala për një teknikë të veçantë, për një medium dhe një gjini që është peizazhi. Dhe në të shfaqet realiteti që ka natyra me të gjitha dritat e saj, nuk është ajo që ndodh në të vërtet me te ato i kanë mediumet e ashpra. këtu kemi sigurisht një Shqipëri të plotë me gjithë gjeografinë e saj.”

 

Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin presidenti Bajram Begaj, si dhe personalitete e ambasadorë të ndodhur në Tiranë. Kreu i shtetit mes të tjerash vuri theksin se rëndësia e artit duhet të jetë njëjtë jo vetëm në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera më të vogla.

 

Advertisement

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I SHQIPERISE

“i kemi dhënë këtë hapësirë mjeshtrit të madh Helidon Haliti, dhe do të vijojmë ta bëjmë edhe me artistet e rinj. ekspozita te tilla lëvizëse nuk duhet te jenë vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.”

 

Advertisement

Të gjitha pikturat e ekspozitës “Shqipëria ime” do t’i dhurohen Presidencës, si një premtim i mbajtur nga artisti Helidon Haliti, edhe në kuadër të festave të nëntorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy