“Simon Gjoni, muzika dhe epoka”, i biri publikon një monografi për kompozitorin e njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Simon Gjoni, muzika dhe epoka”, i biri publikon një monografi për kompozitorin e njohur

Këto janë disa prej notave të këngës “Lule borë” të hedhura në pentagramin, të cilit kompozitori Simon Gjoni i dedikoi jetën.

 

Por kjo nuk është e vetmja trashëgimi muzikore, pasi dhjetëra kompozime apo dhe dirigjime prej tij, u lanë si gjurmë e përjetshme e repertorit shqiptar. Ndaj kontributi i artistit në muzikë vjen në një tjetër kornizë, nëpërmjet monografisë “Simon Gjoni, muzika dhe epoka” e shkruar nga i biri.

 

Advertisement

ANDIS GJONI

I BIRI I SIMON GJONIT

“Jam munduar të ngelem i paanshëm që monografia të jetë sa më përfaqësuese. Të tregojë jetën e një personazhi në të gjitha aspektet, human, njerëzor, muzikor, profesional. Për anën muzikale u konsultova me specialistë të fushës dhe mora mendimet e tyre për të bërë një analizë muzikore të veprës së Simon Gjonit.” 

 

Advertisement

Krijimtaria e tij ka prekur thuajse të gjitha gjinitë që nga kënga, te veprat instrumentale e deri te dirigjimet e mëdha orkestrale. Megjithatë bashkëshortja, Hermira, e kujton Simoni si artistin që dinte të balanconte kohën mes familjes dhe karrierës.

 

HERMIRA GJONI

BASHKËSHORTJA E SIMON GJONIT

Advertisement

“Zakonisht ishte gjithë kohën me familjen, ndërsa kohën e lirë ja dedikonte artit dhe punës. Dhe është kompozitori që tingëllon shqip dhe për të identiteti kombëtar ishte shumë i rëndësishëm.”

 

I lindur në qytetin e Shkodrës, Simon Gjoni, ishte një ndër dirigjentët e parë të orkestrës simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy