Sot, finalja e “Gjeniut të Madh”; 9 konkurentë në garë për çmimin e madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot, finalja e “Gjeniut të Madh”; 9 konkurentë në garë për çmimin e madh

Kjo e enjte sjell në ekranin e Vizion Plus finalen të spektaklit të talenteve “Gjeniu i madh”.

 

Një mbrëmje magjike, ku jo vetëm do të zgjidhet zëri më i mirë, por dhe do të interpretohen këngët më të bukura të rrugëtimit të konkurrentëve. Puntata e dymbëdhjetë sjell gjithashtu emocione dhe surpriza.

 

Advertisement

Ndonëse nisi si realizim i një ëndrre për t’u bërë pjesë e skenës për herë të parë, kjo eksperiencë ka qenë me e veçanta për të gjithë talentet, e veçanërisht për 9 finalistët e natës së sotme.

 

Ky rrugëtim ka qenë i mbushur me sfida edhe për katër anëtarët e jurisë, të cilët shpesh herë janë gjendur edhe përballë vështirësive për të gjykuar dhe kritikuar konkurrentët.

 

Advertisement

Për të mos humbur këtë finale dhe për të zbuluar “Gjeniun e madh” të edicionit të parë, Vizion Plus ju lë takim sonte në mbrëmje në orën 21.00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy