Sot zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Eurovizionit, ja gjithçka që duhet të dini

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Eurovizionit, ja gjithçka që duhet të dini

Pritjes më në fund i erdhi fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Eurovizionit. Në skenën e mrekullueshme të “Liverpool Arena”, do të performohen 15 këngë, nga të cilat 10 do të shkojnë në finalen e së shtunës. Arena u hap në vitin 2008 dhe ka një kapacitet mbajtës prej 11,000 vendesh. Në të kanë janë organizuar koncerte të magjishme si “MTV Europe Music Awards” në vitin 2008 dhe kanë kënduar të famshëm si Andrea Bocelli, Beyoncé, Elton John, Kanye West, Kasabian, The Killers, Lady Gaga, Oasis, Pink dhe Rihanna ndër të tjera.

 

Sot zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Eurovizionit, ja

 

Advertisement

Vendet që do të performojnë sot janë Norvegjia, Malta, Serbia, Letonia, Portugalia, Irlanda, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia, Azerbajxhani, Holanda dhe Finlanda. Spektakli do të nisë në orën 21:00 drejtpërdrejtë nga Mbretëria e Bashkuar dhe prezantuesit do të jenë Julia Sanina, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon. Të enjten do të zhvillohet gjysmë-finalja e dytë ku do të konkurrojnë 16 të kualifikuarit e fundit nga të cilët do të përzgjidhen 10 këngë të tjera. Vendi ynë do të performojë përgjatë natës së dytë dhe do të përfaqësohemi nga Albina & Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Sot zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Eurovizionit, ja

 

Ndërkohë, ylli shqiptar me famë evropiane, Rita Ora është ftuar për të kënduar gjatë natës së sotme disa nga hitet e saj më të famshme. Thuhet se këngëtarja do të debutojë edhe këngën e saj më të re “Praising You” dhe do t’i bashkohet një sërë yjesh të tjerë britanikë dhe evropianë si Rebecca Ferguson e cila u bë shumë e famshme pas pjesëmarrjes së në “X Factor Suedi”. Përpara disa ditësh Rita postoi në rrjetet e saj sociale se ishte duke u përgatitur si dhe ndau me fansat foto shumë të këndshme gjatë provave. Artistë të tjerë që do të cilët do të jenë të pranishëm si të ftuar nderi janë ukrainasit Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka/Living/

Advertisement

Sot zhvillohet gjysmë-finalja e parë e Eurovizionit, ja

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy