Tashmë kërcejnë me engjëjt, mbahen sot homazhet për “Mbretëreshën” e valles Liliana Cingu në TKOB

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tashmë kërcejnë me engjëjt, mbahen sot homazhet për “Mbretëreshën” e valles Liliana Cingu në TKOB

“Mbretëresha” e valles shqiptare Liljana Cingu e cila u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, nuk mundi dot t’i mbijetonte dot betejës me sëmundjen e rëndë, me të cilën luftonte prej disa kohësh.

Homazhet për “Nderin e Kombit” do të mbahen sot në orën 10:00, në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit. Artistja e ndjerë për shkak të sëmundjes gjendja e saj shëndetësore ditët e fundit u përkeqësuar dhe kaloi në gjendje kome.

Pavarësisht se sytë e valltares “shtojzovalle” u mbyllën njëherë e përgjithmonë, emri dhe figura e saj do të mbeten gjatë të gdhendura në memorjen e publikut që për vite me radhë e adhuroi artin e saj.

Talenti i rrallë i Liliana Cingut u spikat që në adoleshencën e saj. Në moshën 12-vjeçare nisi të performonet në Pallatin e Pionerëve, ndërsa 16-vjeç ajo u rendit mes profesionistëve në Ansambël. Besim Zekthi e Zoica Haxho, ishin ndër të parët që e inspiruan, e më pas ndanë skenën me të. Ndër daljet e fundit në skenë, veçonte recitalin e fundit me të madhin, Rexhep Çelikun dhe artistët e tjerë 13 vjet më parë. Ndërsa sot numërohen mbi 200 valle të kërcyera prej saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy