“Të lindet një njeri”/ Stefan Çapaliku sjell Migjenin në teatrin “Metropol”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të lindet një njeri”/ Stefan Çapaliku sjell Migjenin në teatrin “Metropol”

“Të lindet një njeri” është shfaqja që ngjiti në Teatrin Metropol të Tiranës penën e artë të Migjenit.

 

Me misionin për të sjellë jo vetëm poetin e rinisë, dhe të mjerimit në teatër, por mbi të gjitha letërsinë shqipe, regjisori Stefan Çapalikut ndërton veprën në një aspekt multidisiplinor, ku gërsheton fjalën, aktrimin, muzikën, kërcimin, instalacionet, duke i ringjallur edhe njëherë metaforikisht personazhet migjeniane.

 

Advertisement

STEFAN ÇAPALIKU

REGJISOR

“Unë me Migjenin i kam historitë e vjetra, siç i kemi të gjithë ne që kur kemi nisur të lexojmë. Sfida për ta sjellë Migjenin në teatër është një sfidë që ka lidhje me një trend për me sjellë letërsinë në teatër. Teatri është quajtur letërsi dramatike pra e shkruar dhe nuk i është referuar letërsisë së prozës kryesisht.”

 

Advertisement

Mes lidhjes së fortë me qytetin e tij të lindjes, Shkodrës, por edhe me shkrimtarin, regjisori sjell deri në detaje çdo grimcë të atyre viteve që edhe sot janë më aktuale se kurrë.

 

STEFAN ÇAPALIKU

REGJISOR

Advertisement

“Është plotësisht aktual Migjeni në tërësinë e vet e aq më tepër në këtë performancë pasi unë nuk kam zgjedhur Migjenin optimist, as Migjenin revolucionar. Kam sjellë Shkodrën si qytetin e fotografisë dh e të biçikletave dhe kush e njeh Migjenin e di që ai kishte një lidhje të fortë me këto të dyja.”

 

Shfaqja do të vijojë përgjatë fundjavës në Tiranë, ndërsa do të ndalet më datë 1 tetor në Pogradec dhe do të përfundojë rrugëtimin në Shkodrën e Migjenit dhe regjisorit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy