U përplas nga kamioni, humb jetën tragjikisht në SHBA Mihallaq Milkani, vëlla i regjisorit të njohur shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U përplas nga kamioni, humb jetën tragjikisht në SHBA Mihallaq Milkani, vëlla i regjisorit të njohur shqiptar

Vëllai i regjisorit Piro Malkani, Mihallaq Milkani ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mihallaq Milkani pedagog i njohur i Flotës Luftarako-Detare të Shqipërisë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, pasi u përplas për vdekje nga një kamion në Worcester të Massachusetts.

Pedagogu i shquar ishte duke pritur me një mikun e tij në një parkim të zonës, në momentin fatal kur u përplas nga kamioni.

Mihallaq Milkani do të përcillet për në banesën e fundit  ditën e premten, 5 prill, në orën 11:00 në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Mërisë, 535 Salisbury Street.

Advertisement

I lindur dhe i rritur në një kodër në Drenovë të Korçës, Mihallaq Milkani pati një rrugëtim të karakterizuar nga guximi, përkushtimi dhe dashuria e palëkundur. Në moshën 22 vjeçare, në vitin 1957, Mihallaq Milkani u largua nga Shqipëria për të studiuar në akademitë detare në Shën Petersburg, Rusi dhe Riga, Letoni (atëherë ende pjesë e Bashkimit Sovjetik), sipas vëllait të tij më të vogël Piro Milkani, i cili është një prej regjisorëve më të njohur shqiptar.

Mihallaq Milkani u kthye në Shqipëri, ku shërbeu si oficer i marinës deri në fillim të viteve 1970. Ai shërbeu në nëndetëse pranë ishullit të Sazanit. MIllkani dha mësim si profesor për rreth 10 vjet, deri në vitin 1982, në Akademinë Detare në Vlorë./vizionplus.tv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy