Vila e diktatorit, qendër arti/ Margariti firmos marrëveshjen me fondacionin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vila e diktatorit, qendër arti/ Margariti firmos marrëveshjen me fondacionin francez

Vila e diktatorit Enver Hoxha e njohur ndryshe si vila 31 do të kthehet në rezidencë artistësh, duke i hapur dyert artit shqiptar. Të pranishëm në ceremoni ishin presidenti francez Macron, kryeministri Edi Rama si dhe ministra e kulturësElva Margariti, e cila firmosi marrëveshjen me fondacionin francez “Art Explora”

 

Rama u shpreh se e kaluara nuk mund të fshihet, por ajo mund të shndërrohet në burim energjie për të nxjerrë në pah lirinë e shprehjes.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Nuk arrinim ta largonim dikur fantazmë në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje dhe mund ta përdorin këtë shtëpi dhe mund të bëjnë të mundur një tip hakmarrjeje. Nuk po fshijmë të kaluarën, po e shndërrojmë në burim energjish për ta nxjerrë më mirë në pah lirinë e shprehjes, për ta konsideruar me më shumë respekt e admirim faktin e të jetuarit në një hapësirë lirie”.

Advertisement

 

 

Në vilë nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese pasi kjo ndërtesë duhej të ruhej si dëshmi e 50 vjetëve të komunizmit të jetuara nga populli shqiptar.

 

Advertisement

ELVA MARGARITA

MINISTRE E  KULTURES

 

 “Ne jemi të gjithë të paduruar ta perjetojmë kohën kur kjo vilë të mos quhet me “vila e Enverit”, por “vila e artit”, për të gjithë ne. Në këtë shtëpi paradoksesh, ne sot i hapim rrugën edukimit të brezit të ri me artin.”

Advertisement

 

Godina qe ndodhet në një prej zonave më të njohura të Tiranës,atë të ish-Bllokut, ka qenë banesa e familjes së diktatorit Enver Hoxha gjatë viteve të komunizmit. Ndërsa me fillimin e demokracisë në 1991ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy