Parku i Butrintit/ Ministrja Margariti: Nuk do të ketë ndërtime, po shikohet mundësia vetëm për një qendër vizitorësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parku i Butrintit/ Ministrja Margariti: Nuk do të ketë ndërtime, po shikohet mundësia vetëm për një qendër vizitorësh

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk do të ketë asnjë ndërtim.

 

Ministrja tha se po shikohet mundësia vetëm për një qendër vizitorësh e cila është e nevojshme për zonën.

 

Advertisement

 

Plani i Butrintit ka vendosur në vëmendje për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin. Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike. Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve.

Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përvecse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy