Debat për Butrintin në parlament/ Margariti mbron projektin, opozita e quan aferë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debat për Butrintin në parlament/ Margariti mbron projektin, opozita e quan aferë

Menaxhimi i Parkut kombëtar të Butrintit ka përplasur në parlament qeverinë dhe opozitën. Përballë akuzave të Partisë Demokratike se qeveria po jep me koncesion Butrintin, ministrja e Kulturës Elva Margarita ka mbrojtur formën e re të menaxhimit.

 

ELVA MARGARITA
MINISTRE E KULTURES
“Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pronë ë shtetit shqiptar. Nuk do të jepet me koncesion, nuk ka qenë në asnjë moment asnje nga fjalët kyce të hartimit të kësaj marrëveshje dhe të vizionit, paçka se është dëgjuar rëndom në javët e fundit. Do të administrohet nga shteti përmes një fondacioni.”

 

Advertisement

INA ZHUPA
DEPUTETE, PD
“Na gjeni një model qe jepet pasuria kombetare, qe jepet trashegimia kulturore me dominance privatit. Nuk ka, nuk ekziston. Butrinti meriton të menaxhohet nga shteti shqiptar dhe meriton të gjitha donacionet e mundshme por pa ia dhënë në kontroll një privati, cfarëdolloj kombësie ka ky privat.”

 

Por kritika për marrëveshjen ka pasur edhe në radhët e socialistëve. Ish-kryeministri Pandeli Majko ka ngritur pikëpyetje për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

PANDELI MAJKO
DEPUTET, PS
“Pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën edhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e menaxhimit, edhe negociatat janë bërë mbi bazën e kësaj baze legale që janë kufijtë me vendimin e Këshillit të Ministrave të 2002 dhe keni marrë si bazë legale një VKM nr 59 ku aty ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijte. Cfarë ka ndodhur? “

Advertisement

 

ELVA MARGARITI
“Përsa i takon zonës arkeologjike që është përgjegjëse ministria e kultures, në zonën e lënë jashtë kufirit nuk kemi cënime të kësaj pjese të trashëgimisë.”

 

E ndërsa deputetët diskutonin marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit, jashtë parlamentit aleanca për mbrojtjen e Butrintit protestoi kundër këtij drafti. Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës, duke premtuar se opozita do të bëjë gjithçka kundër këtij projekti.

Advertisement

 

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“E garantoj Edi Ramën se nuk do të mund të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e Kolekajve apo e baballarëve të tij. Ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara kombëtare, nga Kepi i Stillës deri në kufi me Sarandën.

Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt.”

 

Advertisement

Projekti i shumë debatuar është një marrëveshje e qeverisë shqiptare me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy