Shehaj: Kushëriri i Gjiknurit mori Butrintin; Sekretari i PS e sfidon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shehaj: Kushëriri i Gjiknurit mori Butrintin; Sekretari i PS e sfidon

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet për dhënien e statusit të “investitorit strategjik” ndaj “Manastir Resort” 50% e së cilës, sipas Shehajt zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit Damian Gjiknuri i cili aktualisht është numri 2 i PS.

 

Shehaj shkruan në rrjetin e tij social, se afera korruptive thellohej edhe më shumë për faktin se “Manastir Resort” do të ndërtohej pranë parkut Kombëtar të Butrintit.

 

Advertisement

Pas resortit me 5 yje të Xhaçkës, Rama i jep një pjesë të parkut të Butrintit familjarve të ish-ministrit Gjiknuri, aktualisht numri 2 i partisë socialiste.
Qeveria vazhdon favoret korruptive për ministrat, ish ministrat dhe të afërmit e tyre. Vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”.

 

50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI. Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi.

 

Advertisement

Resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit. Pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resorti kushëriri i Damian Gjiknurit. Kjo qeveria është kampione e korrupsionit, ndërsa ligji i investimeve strategjike është instrumenti korruptiv përmes të cilit ajo po grabit tokat e bregdetit. I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë të neveritshme në mënyrë që shqiptarët të mos grabiten nga qeveria dhe zyrtarët e Partisë Socialiste”, shkruan Shehaj.

 

Ndërkohë nga ana tjëtër Gjiknuri ka mohuar që personi në fjalë të jetë kushëriri i tij, ndërsa shpehet se do të mbajë përgjegësi nëse këtë do ta provojë gjykata

 

Advertisement

“E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy