
Në qelitë ku kaloi një pjesë të jetës së tij, këtë herë u rikthye por jo fizikisht. Poeti, përkthyesi dhe regjisori shqiptar Zef Zorba erdhi përmes një ekspozite fotografike dhe historike në vendin e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër.
Ai cilësohet si një ndër autorët disidentë të letërsisë shqiptare, duke dhënë në mënyrë të fshehtë gjatë diktaturës një kontribut të jashtëzakonshëm në ripërtëritjen e saj.
PJERIN MIRDITA
AdvertisementPËRGJEGJËS I VENDIT TË DËSHMISË DHE KUJTESËS
“ Zef Zorba është një personazh brilant i letrave shqipe sepse është i pari poet disident, i cili nëpërmjet poezive të tij të shkruara në kushtet e përndjekjes komuniste, në mënyrë të tregojë atë ç´ka do të thotë të jesh një shpirt i lirë, kjo ishte një ndër format e reagimit më të përhapura të asaj kohe.”
E bija e poetit, Elena Zorba tregon profilin e babait të saj, një njeri që gjithmonë ishte i lirë dhe i dashuruar me artin dhe letersinë.
ELENA ZORBA
“Ishte një njeri i lirë dhe me një dashuri të madhe për kulturën dhe artin. Rrëfimi bloz që ka qënë jashtë nuk ka arritur t depërtoj brenda mureve të shtëpisë, por ka punuar me një heshtje gjysëm shekullore.”
Të tjera dorëshkrime pritet të botohen, ndërsa Zorba sot studiohet në universitetet shqipfolëse.
ELENA ZORBA
Advertisement“ Do të doja të botoheshin të gjitha veprat e tija, sepse akoma ka dokumente që nuk janë botuar. Por në elitat shqipatre, kosovare, studiohet në universitete dhe cdo ditë e më tepër po njihet”
Zef Zorba si regjisor, vuri në skenë pjesët “Juda Makabe” të Fishtës dhe “Armiku i Popullit” të Ibsenit. Po ashtu, ai përktheu autorë si Robert Frost, dramaturgë si Shou, Pirandello, Ëilde apo filozofë si Croce dhe Gadamer. Si poet, Zorba gjatë diktaturës komuniste la në dorëshkrim shumë poezi, të cilat u botuan pas vdekjes në librin e tij Buzë të ngrira në gaz.