1 milion njerëz firmosin pro eutanazisë në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
1 milion njerëz firmosin pro eutanazisë në Itali

Në gjykatën kushtetuese në Itali janë dorëzuar më shumë se një milion e 200 mijë firma për të kërkuar një referendum mbi legalizimin e eutanazisë. Dokumentet janë dorëzuar nga Anëtarë të komisionit pro eutanazisë por dhe të afërm të personave që kanë aplikuar këtë procedurë në vendet ku lejohet, dhe jo në atdheun e tyre, për shkak se është e paligjshme.

Risia qëndron në faktin se këto firma përbëjnë fushatën e parë për mbajtjen e një referendumi, të miratuar dhe nga gjykata e lartë italiane. Pyetja e referendumit propozon rrëzimin e pjesshëm të artikullit 579 të kodit penal që dënon vrasjen e një personi i cili e kërkon që të mos jetojë më.

Tashmë firmat e mbledhura do të analizohen nga zyra qendrore për referendume në gjykatën kushtetuese, për të verifikuar vlefshmërinë e tyre.  Nëse gjykata jep miratimin, kalohet ë fazën e dytë ku janë gjykayësit që do të lejojnë ose jo qytetarët italianë për të votuar. Votim që mund të prganizohet mes 15 prillit dhe 15 qershorit të 2022-shit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy